Evakuohen pasagjerët

Evakuohen pasagjerët

Një fluturim i “Virgin Atlantic” ka bërë një ulje emergjente në Boston pas një zjarri që shpërtheu në bord.

Aeroplani po udhëtonte nga New Yorku për në Londër të enjten mbrëma kur filloi zjarri, duke detyruar ekuipazhin të devijonte fluturimin.

Nuk u raportuan për të lënduar dhe të gjithë 217 pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt nga aeroplani në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit.

Policia beson se një “power bank”- ngarkues i telefonit celular mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Zyrtarët e inspektuan avionin pas uljes së tij dhe gjetën një pajisje midis mbështetësve të vendndodhjes ku filloi flaka.

“Hetimi paraprak sugjeron se është një bateri që përputhet me pamjen me një ngarkues të telefonit”, u tha gazetarëve një zëdhënës i policisë./21Media