Zjarr në afërsi të Gërmisë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një lokal i pashfrytëzuar është përfshirë nga zjarri, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, rastin e ka konfirmuar për 21Media, zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, por ende nuk dihen shkaqet!

21Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Siç shpjegojnë dëshmitarët për 21Media, në vendin e ngjarjes kanë arritur 4 njësi të zjarrfikësve. Atje nuk është parë ndonjë autoambulancë.

Dëshmitarët të cilët kanë folur për 21Media  dyshojnë që zjarri është pasojë e djegës së ndonjë trafo sepse thonë së në atë zonë nuk ka rrymë aktualisht, por kjo ende nuk është konfirmuar nga organet kompetente!

Për më shumë detaje 21Media do të ju mbajë të informuar. /21Media

 

Back to top button