Zjarr në Francë

Dhjetë persona të plagosur

Një kamp strehimi me 1 mijë e 500 emigrantë në veri të Francës është djegur nga zjarri, zyrtarët thanë se zjarri filloi gjatë një përleshje mes afganëve dhe kurdëve.

Të paktën 10 persona u plagosën kur zjarri prishi kampin Grande-Synthe, pranë portit të Dunkirk, shkruan rtv21.tv.

“Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse një grumbull të hirit”, tha Michel Lalande, prefekt i rajonit Nord Francës, raporton BBC.

Kampi në Grande Synthe që u përfshi nga flakët ishte ndërtuar në mars të 2016 dhe kishte kryesisht shtetas nga Iraku dhe kurdë. Kujtojmë se edhe më parë ka pasur disa incidente të dhunshme në këtë kamp./21Media

Back to top button