Përfshihen 10 mijë hektar tokë

Përfshihen 10 mijë hektar tokë

Rreth 2 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi që një zjarr i egër përfshiu Kaliforninë.

Zjarri ka përfshirë 10 mijë hektarë tokë në Qarkun Sonoma dhe ende nuk është lokalizuar, thotë departamenti i shtetit për mbrojtjen nga zjarri, transmeton rtv21.tv.

Autoritetet kanë njoftuar se zjarri po drejtohet nga erërat e fuqishme dhe po shkon drejt jugut.

Në vitin e kaluar rreth 100 persona humbën jetën nga zjarri në Kaliforni./21Media