Zjarr në Malin e Zi të Shkupit

Vazhdon zjarri në Malin e Zi të Shkupit, po aktivizohet edhe në Komunën e Likovës

Zjarri në Malin e Zi të Shkupit ende është aktiv, bëhet fjalë për 500 hektarë sipërfaqe, informojnë nga njësiti i zjarrfikësve. Rreth 35 zjarrfikës   janë në teren. Komandanti i njësitit zjarrfikës  Xvonko për Tv21 thotë se terreni është i rëndë dhe se era po e pengon shuarjen e zjarrit.

Zjarre aktive ka edhe në komunën e Likovës, janë përhapur edhe në dy vende të tjera në Strimë dhe Hotle, këtë e  konfirmoi Komandanti i zjarrfikësve nga Kumanova./21Media

Back to top button