Dhjetë të tjerë mbetën të lënduar

Dhjetë të tjerë mbetën të lënduar

Tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan në një zjarr në mëngjesin e së shtunës, në një hotel privat në portin jugor të Odessa në Ukrainë.

Zjarri ndodhi menjëherë pas mesnatës, tha shërbimi për emergjenca në një deklaratë, i cili nuk dha arsye për incidentin dhe nuk tregoi se sa njerëz ishin duke qëndruar në hotel, transmeton rtv21.tv.

Hoteli “Tokyo Star” ka 273 dhoma.

Zjarrfikësve u deshën rreth tre orë për të shuar zjarrin, i cili ishte shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 1.000 metrash katrorë.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti./21Media