Sërish zjarr në Dubai

Sërish zjarr në Dubai

Në një hotel në Dubai ka shpërthyer një zjarr, për shkak të së cilit u evakuuan mysafirët dhe punëtorët e hotelit, shkruan rtv21.tv

Është ky zjarri i tretë në qendrën turistike dhe tregtare të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë tri ditëve të kaluara.

Zjarri u shua me shpejtësi dhe nuk kishte informata për të lënduar.

Zjarret që ndodhën gjatë ditëve të kaluara në Dubai kanë nxitur pyetje për sigurinë e materialeve, të cilat përdorën për ndërtimin e objekteve në rajonin e Gjirit Persik dhe më gjerë./21Media