Zjarr në një objekt në Fushë Kosovë

Fushë Kosova mbeti pa rrymë

Një pjesë e Komunës së Fushë Kosovë gjatë ditës së sotme nuk ka pasur energji eklektike për disa orë shkak të zjarrit në një objekt.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se me kërkesë të policisë në një pjesë të Fushë Kosovës është bërë nderpreje emergjente e energjisë elektrike.

”Me kërkesë të Policisë së Kosovës ne e kemi bërë një ndalesë emërgjente të energjisë elektrike në një pjesë të Fushë Kosovës pasi po digjej një lokal”, ka thënë Buzhala.

Rastin nga policia e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi .

”Është raportuar për një zjarr në një banesë”, ka thënë Krasniqi. Ndërsa, ka shtuar se për detaje tjera në lidhje me këtë rast do ju informojmë më vonë. /21Media 

Back to top button