Zjarr në një trafo në Trepçë

Mitrovica pa energji elektrike

Një zjarr ka përfshirë një trafo brenda Objekti të Trepçës sot rreth orës 12:00. Si pasojë e kësja është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë, duke bërë që Mirovica të jetë pa energji elektrike. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala.

“KEDS ka dërguar menjëherë ekipet në vendin e ngjarjes, për ku është nisur edhe menaxhmenti nga Prishtina për t’u dalë në ndihmë këtyre ndërmarrjeve që të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë.

KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreth 2/3 e konsumatorëve të Mitrovicës, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga Trepca dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër, nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë.”, ka bërë të ditur Buzhala./21Media

Back to top button