Zjarri po përparon për shkak të erës dhe bimësisë së dendur

Zjarri po përparon për shkak të erës dhe bimësisë së dendur

Një zjarr ka rënë në fshatin Grabovicë të Pogradecit. Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.

Banorët dhe zjarrfikësja po punojnë për lokalizimin e flakëve.

Deri tani raportet se është djegur bimësi e ulët.

Ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve pasi ndodhen biznese dhe disa banesa afër zonës.

Po ashtu flakët janë riaktivizuar edhe në Delvinë dhe Finiq, ku rrezikohen edhe banesat e Kardhiqit.

Zjarri po përparon për shkak të erës dhe bimësisë së dendur ndërsa ndërhyrja me zjarrfikëse behet e pamundur për shkak të terrenit. Nga zjarri deri me tani janë djegur tre banesa te zotët e të cilëve ndodhen në emigrim./oranews