Tragjedi në SHBA

Tragjedi në SHBA

Një qendër e kujdesit ditor, ku fëmijët mund të qëndronin gjatë natës ndërsa prindërit e tyre punonin, u shkatërrua nga një zjarr në Erie të Pensilvanisë.

Si pasojë 5 fëmijë vdiqën dhe pronari i qendrës së kujdesit ditor përfundoi në spital, shkruan rtv21.tv

Viktimat në qytetin liqenor të Erie i përkasin moshave nga 8 muaj deri në 7 vjet”, tha shefi Guy Santone nga Departamenti i Zjarrit Erie.

Shkaku i zjarrit po hetohet dhe ende nuk është i qartë./21Media