Zjarr në zonën historike, 78 persona të vdekur

Zjarri shpërtheu në një ndërtesë banimi

Një zjarr i fuqishëm përfshiu zonën historike të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka, duke vrarë të paktën 78 persona, thonë zyrtarët.

Zjarri shpërtheu natën në një ndërtesë banimi që kishte materiale të ndezshme të depozituara në katin përdhesë.

Nuk është ende e qartë se çfarë e nisi zjarrin, transmeton rtv21.tv.

Qarku shekullor Chawkbazar ka rrugë të ngushta dhe ndërtesa shumë afër njëri-tjetrit.

Zjarret e mëdha të ndërtesave janë relativisht të zakonshme në Bangladeshin e populluar, për shkak të rregullave të sigurisë së dobët dhe kushteve të këqija. Qindra njerëz janë vrarë gjatë viteve të fundit. Të dielën, një zjarr në një lagje të varfër në qytetin bregdetar të Chittagong la të vdekur të paktën nëntë persona./21Media

Back to top button