Parku Natyror rrezikon të digjet

Parku Natyror rrezikon të digjet

Një zjarr masiv ka përfshirë pjesën pyjore në fshatin Sirakat, në Delvinë.

Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe po kërcënon Parkun Natyror të Syrit të Kaltër.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq, Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër, ndërsa flakët janë ende jashtë kontrollit.

Terreni i vështirë e bën gati të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa pylli i dendur favorizon zjarrin.

Deri më tani janë djegur disa hektarë pyll dhe ullishte./oranews