Zjarre të mëdha në Kaliforni

Sipas zyrtarëve zjarri është jashtë kontrolli

Zjarret në Kaliforni për rrezikojnë qindra shtëpi dhe disa vendbanime janë evakuuar bëjnë të ditur sot zyrtarët amerikanë.

Shërbimi meteorologjik kombëtar bën të ditur se të shtunën temperaturat kanë shkuar deri në 37 gradë Celsius.

Rreth 2 mijë e 300 policë dhe zjarrfikës janë duke tentuar për të fikur 27 zjarre që kanë kapluar malet e Kalifornisë, raporton AFP.

Zyrtarët kanë thënë se zjarri që ka rënë të shtunën në mesditë është zgjeruar dhe është “plotësisht jashtë kontrollit”.

Back to top button