Më shumë se 43 mijë trupa ushtarake kanë nisur betejën e tyre me flakët në pyjet e tropikale në amazonë pas dekretit të presidentit Brazilian Jair Bolsonaro

Më shumë se 43 mijë trupa ushtarake kanë nisur betejën e tyre me flakët në pyjet e tropikale në amazonë pas dekretit të presidentit Brazilian Jair Bolsonaro

Duke folur për mediat vendase, Bolsonaro ka kritikuar reagimin e shteteve të tjera, duke theksuar se situata me zjarret nuk mund të përdoret si pretekst për vendosjen e sanksioneve.

“Zjarret pyjorë ekzistojnë në të gjithë botën dhe nuk mund të shërbejnë si pretekst për sanksione të mundshme ndërkombëtare. Forcat e armatosura janë autorizuar  për të ndihmuar në luftimin e flakeve. Ushtria është shpërndarë në rezervat e natyrës, tokat indigjene dhe zonat kufitare në rajon.”

Prej tre javësh tashmë Amazona vijon të digjet ndërsa pamjet e tymit të dendur mund të dallohen edhe nga hapësira.

Papa Francesku I është bashkuar thirrjes së ndërkombëtarëve për të ndihmuar në menaxhimin e situatës emergjente. “Le të lutemi për Amazonën, këto pyje janë jetësorë për të gjithë botën.” –ka thënë papa jatë një meshe.

Grupe aktivistësh në mbrojtje të mjedisit zhvilluan protesta në qytetet anembanë Brazilit për të kërkuar veprime për të luftuar zjarret, ndërsa shumë  njerez u mblodhën edhe para ambasadave braziliane nëpër botë.

Amazona e njohur ndryshe si mushkëria e botës përbën 10 % të biodiversitetit global, prodhon 20 % të sasisë së oksigjenit në tokë dhe banohet nga rreth një million njerëz indigjenë.