Zjarret në Australi, mijëra njerëz drejt detit

Zjarri përfshiu Australinë

Mijëra njerëz janë larguar në det në Victoria të Australisë, për t’iu ikur zjarreve që përfshinë këtë vend. Vendësit në Mallakuta kanë përshkruar “përvojat e tmerrshme” të kampeve.

Zyrtarët kanë konfirmuar se edhe dy njerëz tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarrit në Uellsin e Ri të Jugut – duke e rritur bilancin në 12 të vdekur si pasojë e zjarreve. Bëjnë të ditur se katër njerëz janë zhdukur në Victoria dhe një në Uellsin e Ri Jugor, transmeton rtv21.tv

Trupat e viktimave të fundit, që besohet se janë baba dhe djalë – u gjetën në Corbargo të Uellsit të Ri Jugor, që u përfshi nga flakë masive të martën. “Rrethana shumë tragjike. Ata po provonin të përballeshin me zjarrin kur filloi të përhapej në orët e hershme të mëngjesit”, bëjnë të ditur nga policia.

Zjarri përfshiu qytetin duke shkatërruar shumë ndërtesa./21Media

Back to top button