Zjarri po merrte hov afër objektit afarist

Zjarri po merrte hov afër objektit afarist

“Zjarri nuk po fiket aspak, ndërsa zjarrfikësit po bëjmë muhabet”. Kështu deklaroi një banor i Çerkezit të Maqedonisë së Veriut në videon që e dërgoi deri tek redaksia e TV21. Zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 17 në afërsi të vendkalimit hekurudhor në fshatin Çerkez të Kumanovës. Ai thotë se zjarrfikësit në vend se ta shuajnë zjarrin kanë pirë lëngje e kanë bërë muhabet. Ndërsa zjarri po merrte hov afër objektit afarist që e posedon ai.

“Zjarri nuk po fiket aspak, ndërsa zjarrfikësit po bëjmë muhabet”, tha një banor i fshatit Çerkez të Kumanovës.

Nga njësia e zjarrfikësve nga Kumanova thonë ekipi i tyre ka kryer punën në mënyrë profesinale. Ata që dje në ora 17 deri në ora 4 të mëngjësit kanë punuar në shuarjen e zjarrit.

“Ato 400 kubik dru janë të renditur një pas një rresht dhe zjarri është aq i fortë që kolegët nuk mund të jenë afër zjarrit. Por zjarri u shua me tre cisterna uji që i njëjti mos të shpërndahet. Zjarrfikësit nuk ka shans të rrinë atje. Ata kanë bërë kujdestari dhe kanë harxhuar shumë ujë. Ajo është një temperaturë e madhe dhe nuk mund të afrohen”, deklaroi Stojan Ilievski, zjarrfikës në Kumanovë.

Njëmbëdhjetë orë Njësiti territorial kundër zjarreve në Kumanovë ka intervenuar për ta shuar zjarrin. Ndërsa edhe sot banorët e kësaj ane kanë vërejtur tym dhe erë të keqe. Ndryshe komunikacioni në unazën Kumanovë-Tabanoc është në ndërprerje./TV21