“Diçka po Zihet” i veçantë me kuzhinjerët -zjarrfikës

“Diçka po Zihet” i veçantë me kuzhinjerët -zjarrfikës

Sot në emisionin e përjavshëm të gatimit “Diçka po Zihet”, mysafirë ishin zjarrëfikësit e Komunës së Prishtinës.

Zjarrfikësit kësaj radhe treguan se janë të zotët edhe në kuzhinë duke përgatitur receta të ndryshme si: peshk, mish pule, sallatë dhe patate.

Përveç ushqimeve pati edhe muzikë live, storje për punën e zjarrfikësit të përgatitura nga gazetarët e RTV21, si dhe shumë lojëra dhe sfida për të përkrahësit e “kuzhinjerëve”, e natyrisht nuk munguan edhe dhuratat nga sponzorët e emisionit.

Jo vetëm kaq, në emisionin “Diçka po Zihet” nuk mungoi as receta e Cekës dhe këshilla shumë e vlefshme e Olës, e cila kësaj radhe tregoi për mënyrën më praktike të prerjes e shalqirit.

Kujtojmë se më parë në këtë show televiziv si mysafirë special ishin edhe ambasadorët e vendeve të ndryshme në Kosovë si dhe ushtarët e KFOR-it amerikan./21Media