Fitoi loto duke përdorur numrat me fat të gruas së tij

Fitoi loto duke përdorur numrat me fat të gruas së tij

Shtëpia e një familjeje u shkatërrua në një zjarr të egër, megjithatë kryefamiljari është një person me fat, pasi që i njëjti ka fituar 1 milion dollarë në loto.

Burri, i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha se ai nuk mendonte se familja e tij do të ishte në gjendje të rindërtonte shtëpinë e tyre në bregdetin e New South Wales në Australi pas zjarreve shkatërruese të rënë nëpër zonë gjatë periudhës së Vitit të Ri.

Sidoqoftë, familja e tij tani mund ta përballojë atë pas fitores së tij të befasishme prej 1 milion dollarësh, transmeton rtv21.tv.

Burri, i cili ishte i vetmi fitues, nuk e besoi lajmin e mirë. Duke thënë se ai ka përdorur numrat me fat të gruas së tij.

“Nuk mund të pres që të shkoj në shtëpi dhe t’i dhuroj gruas time një puthje të madhe dhe një përkëdhelje”, tha ai.

Fituesi i emocionuar tha se shpresonte që fitorja e tij e papritur të simbolizonte fillimin e gjërave më të mira që do të vijnë.

“Kjo me të vërtetë ka ardhur në kohën më të pabesueshme”, tha ai. “Ne nuk e dinim nëse do të ishim në gjendje të rindërtonim, por tani patjetër mundemi”

Deri më tani, sezoni shkatërrues i zjarrit ka marrë jetën e 26 personave dhe ka shkatërruar pothuajse 2 mijë shtëpi.

Kostoja e katastrofës nuk është ende e qartë, por Këshilli i Sigurimeve të Australisë tha se pretendimet me vlerë 700 milionë dollarë ishin ngritur tashmë dhe shifra pritej të rritet ndjeshëm.

Qeveria ka caktuar një shumë fillestar për një fond kombëtar të rimëkëmbjes për të ndihmuar komunitetet e shkatërruara./21Media