Nga ora katër e mëngjesit mbetën nën qiell të hapur

Nga ora katër e mëngjesit mbetën nën qiell të hapur

Familjes Memedi dhe Rexhepi, iu dogjën shtëpitë. E gjithë kjo ndodhi derisa ata ishin në gjumë. Për fat të mirë në këtë zjarr nuk ka të lënduar dhe familjet kanë arritur të evakuohen në kohë.

Gjithçka që kishte ngelur ishin muret gjysmë të shembur. Mursel Memedi, pronari i njërës shtëpi thotë se zjarri erdhi nga shtëpia e fqiut por nuk i din shkaqet e zjarrit.

“Në fillim zjarri kaploi shtëpinë e fqiut dhe dolën për ti ndihmuar aty. Zjarri nuk mundëm ta shuajm asesi se ishte i madh. Më pas menjëherë u kap edhe shtëpia jonë, i thirrëm zjarrfikësit erdhën ata e shuan zjarrin. Ne nxorëm familjarët tanë jashtë. Ne jemi 14 anëtarë të familjes, së bashku me dy vëllezërit e mi. Fal Zotit nuk kemi viktima, nuk mundem asgjë të largojmë nga shtëpia siç shihet edhe vetë”, u shpreh Mursel Memedi.

Flakët e zjarrit shkatërruan gjithçka, andaj tani kjo familje ka mbetur nën qiell të hapur dhe nga njerëzit kërkojnë ndihmë sa për të siguruar kulm mbi kokë.

“Gjithçka çka patë në familjen Memedi, u bë shkrumb e hi këtë mëngjes. Veç Tarikut, i kanë ngel këto pa u djegur. Familja Memedi, kërkon ndihmë nga shteti, pasi që për momentin nuk kanë ku të qëndrojnë”, Zimer Jashari, gazetar.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë tre automjete të zjarrfikësve dhe dy automjete të terrenit dhe 15 zjarrfikës, ndërsa edhe fqinjët kanë ndihmuar që të mos zgjerohet zjarri.

“Unë jam fqiu i parë i Enverit, rreth orës 04-15 erdhi fqiu i ra ziles dhe derës, unë kur e pash zjarr i madh, në fillim dolëm jashtë i nxorëm familjarët edhe fqinjët. Nuk dinim ku të shkojmë, na trishtoj edhe fëmijët. Zjarrfikësit kanë mundur të vijnë edhe më herët, por nuk është faji i tyre. Ne jemi fajtor se veturat i kemi lënë para dyerve, kanë mundur më shpejtë të vijnë se janë afër nesh , por kanë qenë të bllokuar as andej as këndej”, tha Mejdi Fejzullahu.

Djegia e dy shtëpive është konfirmuar edhe nga MPB-ja. Familjen Memedi, këtë mëngjese e vizitoi edhe kryetari i komunës së Çair, Visar Ganiu. Ai për TV21 tha se nga dita e hënë, kjo familje do të ndihmohet me mjete buxhetore pas vendimit të Këshillit Komunal./21Media

Kontakt: (+389) 70 513 673