U dogjen 400 hektarë pyje

U dogjen 400 hektarë pyje

Për zjarrin e shkaktuar në Veles, që dogji rreth 400 hektarë pyje, Prokuroria Publike në Veles ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurave hetimore kundër një personi juridik dhe kundër katër punëtorëve të angazhuar për kryerjen e punëve për nevojat e personit juridik. Sipas informacioneve të para, nga Prokuroria Themelore Veles, zjarri ka shpërthyer nga shkëndijat e shpërndara nga aparati lëmues. Shkëndijat ndezën kullotat përreth, flakët u përhapën në mënyrë të pakontrolluar, duke djegur një zonë të madhe pyjore.Raport i TV 21 nga Shkupi./21Media