Nuk raportohet për të lënduar

Nuk raportohet për të lënduar

Rreth 125 zjarrfikës po merren me një flakë të madhe në një bllok banesash në Londrën jug-perëndimore.

Zjarri u përhap shpejt në të katër katet e ndërtesës, pasi ekuipazhet e zjarrit u thirrën pak para 01:30.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe nuk raportohet për të lënduar, transmeton rtv21.tv.

Zjarri ishte nën kontroll në 06:30, por ekuipazhet do të qëndrojnë atje edhe gjatë ditës.

Dean Fowler, i cili jeton me familjen e tij në katin e fundit të ndërtesës, tha se u zgjua nga fqinji i tij.

“Atëherë dëgjova dikë që bërtiste, “ka një zjarr, dil jashtë” dhe unë thjesht i mora djemtë e mi dhe dola”, tha ai.

Banorët nga blloku, si dhe ndërtesat e tjera përreth janë dërguar në një qendër të afërt të komunitetit.

Zjarrfikësit do të qëndrojnë në vendin e ngjarjes për disa orë dhe do t’i nxisnin njerëzit që të shmangin zonën nëse është e mundur./21Media