Zjarri u shua rreth orës 18:00

Zjarri u shua rreth orës 18:00

Njëzetë banesa u shkatërruan dhe 10 të tjera janë dëmtuar pas një zjarri që përfshiu një ndërtesë në lindje të Londrës. Zjarri u përhap në gjashtë kate të bllokut të banesave në De Pass Gardens, Barking, rreth orës 15:30, bëri të ditur Brigada e Zjarrfikësve në Londër.

Rreth 1 mijë zjarrëfikës u munduan për më shumë se dy orë për ta shuar zjarrin dhe fatmirësisht arritën ta shuanin atë rreth orës 18:00.

Një burrë dhe një grua po trajtohen në spital, për shkak të thithjes së tymit. Ndërsa, raste tjera të lëndimeve nuk janë raportuar./21Media