U lënduan disa persona

U lënduan disa persona

Pesë fëmijë vdiqën nga plagët e marra nga zjarri që përfshiu të dielën një qendër të kujdesit ditor në Erie të Pensilvanisë. Ndërsa, katër persona pësuan lëndime, përfshirë edhe dy adoleshentë që kërcyen nga dritarja e katit të dytë për t’i shpëtuar zjarrit, deklaroi Shefi Guy Santone nga Departamenti i Zjarrit.

Santone deklaroi se edhe pronari i kopshtit është lënduar, bashkë me fqinjin e tij, me të cilin tentuan të hyjnë brenda për t’i shpëtuar personat që ndodheshin aty, transmeton rtv21.tv

“Viktimat në qytetin liqenor të Erie i përkasin moshave nga 8 muaj deri në 7 vjet”, deklaroi Santone.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./21Media