Zogu dhe kafshët e tjera do të shiten në ankand të shtunën

Zogu dhe kafshët e tjera do të shiten në ankand të shtunën

Një zog gjigant, i llojit “Cassowary” që vrau pronarin javën e kaluar në Florida ka dalë në shitje dhe do të jetë në ankand këtë fundjavë.

Marvin Hojas, që ushqente zogjtë e mëdhenj, u vra më 19 prill, kur një prej zogjve të tij e sulmoi pasi u rrëzua në oborrin e shtëpisë në Gainesville“, njoftoi policia në Alachua.

Kopshti zoologjik në San Diego thotë se “cassowaries” konsiderohet si zogu më i rrezikshëm në botë.

Zogu që shkaktoi vdekjen e pronarit dhe të gjitha kafshët e tjera të Marvin Hojas do të shiten në ankand të shtunën.

Një nga dëshirat e Marvin ishte që kafshët e tij të shiten në ankand sa më shpejt të jetë e mundur,” shkruajti shtëpia e ankandit ‘Gulf Coast Livestock’ në një postim në Facebook.

Edhe pse zogjtë cassowaries nuk fluturojnë, ata mund të kërcejnë 2 metra në ajër, dhe nëse janë duke notuar.