Gianfranco Zola është një legjendë në Stamford Bridge

Gianfranco Zola është një legjendë në Stamford Bridge

Ish-futbollisti italian këtë vit është duke punuar si ndihmësi Maurizio Sarrit te Chelsea.

Ai ka nisur eksperiencën e trajnerit, duke punuar si zëvendës i Maurizio Sarrit. Idetë e ish-trajnerit të Napolit po i befasojnë të gjithë dhe nuk mund të ndodhte ndryshe dhe me Zolën.

Ai sqaron faktin që po mëson shumë dhe Sarri i ka hapur një botë të madhe të këndvështrimit të lojës.

“Mendoja që e njihja mirë futbollin, por Sarri ka hapur një botë të madhe para meje”, ka thënë Zola.

“Për mua është gjithçka e re dhe kjo është një eksperiencë madhështore”.

Chelsea e ka nisur shumë mirë sezonin e ri dhe ka pesë fitore e një barazim në Premier Ligë.