Ky vendim i hap rrugë rregullimit të shtratit të lumit

Ky vendim i hap rrugë rregullimit të shtratit të lumit

Komuna e Malishevës ka njoftuar se Kuvendi i kësaj komune sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, ku me shumicë të votave, zonën përgjatë lumit Mirusha e ka shpallur zonë të interesit të veçantë, me interes publik.

Sipas tyre, ky vendim u morr me qëllim të realizimit të projektit për rregullimit e shtratit të lumit, si masë parandaluese ndaj vërshimeve dhe përmbytjeve që shkaktohen në këtë pjesë.

“Me shpalljen zonë me interes të veçantë, hapet rrugë për inicimin e procedurave dhe më pas realizimin e projektit, për rregullimin e shtratit të lumit”, thuhet në njoftimin e Komunës./21Media