Flamuri në foto është emituar nga flamuri i parë origjinal

Flamuri në foto është emituar nga flamuri i parë origjinal

28 Nëntori që njihet edhe si Dita e flamurit është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë.

Festa e 28 Nëntorit, një nga festat më të mëdha të shqiptarëve festohet çdo vit me organizime të shumta, kudo ku janë shqiptarët. Për festën e 28 Nëntorit sivjet familja Kastrati nga komuna e Rahovecit është veshur me veshje kombëtare, shkruan rtv21.tv

Imazhe të bukura të familjes së saj të veshur për festën e flamurit ka publikuar zonja Servete Kastrati, e cila punë kryesore e ka artin e të qëndisurit dhe është drejtoreshë e OJQ Tradita Shqiptare-ANADRINI feston.

Flamuri në foto është emituar për herë të parë nga flamuri i parë origjinal. Sipas Servetes, flamuri në foto është i vetmi i tillë në trojet shqiptare.

E veçanta e kësaj feste për këtë familje është që djali i zonjës Servete, ka ditëlindjen pikërisht më 28 nëntor, në ditën e flamurit kombëtar.

Servete Kastrati punon veshje kombëtare qe një kohë të gjatë, disa prej së cilave mund të gjenden edhe në faqen e saj në facebook “Veshje të bukura kombëtare”.

28 Nëntori është datë e veçantë edhe për arsye se është edhe datëlindja e heroit, Adem Jasharit./21Media