Fifi me një falënderim të veçantë për publikun

Fifi me një falënderim të veçantë për publikun

Mbrëmë u mbajt nata e finale e edicionit të 21-të të festivalit “Kënga Magjike”. Në këtë edicion fituese u shpall këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”, me gjithsej 1370 vota nga votat e artistëve, juria dhe publiku.

Ndonëse Filloreta Raçi – Fifi, mori të gjitha votat e publikut, votat e jurisë dhe artistëve përcaktuan që ajo të pozicionohet në vendin e dytë, me gjithsej 1152 vota. Kënga pjesëmarrëse e Fifit në këtë edicion ishte “Marova”, që u pëlqye tej mase nga publiku. Kurse vendin e tretë e zuri Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i imi”, me gjithsej 982 vota, transmeton rtv21.tv

Pasi zuri vendin e dytë në këtë festival, Fifi falënderoi publikun dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen që i ofruan.

“Unë vetëm kaq mund të them. Publiku jem, faleminderit. Përulem para jush!”, shkroi ndër tjerash ajo.

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali u mbajt nën moton “Këndoj për të ndërtuar”, që nënkupton se të ardhurat e festivalit do të shkojnë për ta ndihmuar një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri./21Media