E mundi një diplomat të nivelit të lartë

E mundi një diplomat të nivelit të lartë

Kandidatja anti-korrupsion, Zuzana Caputova ka fituar zgjedhjet presidenciale të Sllovakisë, duke e bërë atë shefin e parë të shtetit të Sllovakisë.

Caputova, e cila nuk ka pothuajse asnjë përvojë politike, mundi një diplomat të nivelit të lartë Maros Sefçoviç, i nominuar nga partia qeverisëse, në një votim të raundit të dytë.

Ajo e cilësoi zgjedhjen si një betejë midis së mirës dhe së keqes, transmeton rtv21.tv.

Zgjedhjet ndjekin vrasjen e një gazetari hetues vitin e kaluar. Jan Kuciak po hetonte lidhje midis politikanëve dhe krimit të organizuar, kur ai u qëllua së bashku me të fejuaren e tij në shkurt të vitit 2018.

Caputova përmendi vdekjen e Kuciak si një nga arsyet që ajo vendosi të kandidojë për presidente.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, ajo ka fituar rreth 58% ndaj 42% të Sefcoviqit./21Media