"Pjesëtarët e UNMIK-ut duhet të veprojnë në përputhje me mandatin që ka misioni"

“Pjesëtarët e UNMIK-ut duhet të veprojnë në përputhje me mandatin që ka misioni”

Zëvendës ambasadori gjerman në OKB, Jürgen Schulz, kërkoi sot nga Prishtina zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe, duke thënë se ajo është në kundërshtim me proceset e integrimit.

Ai gjithashtu tha se Berlini është në favor të rishqyrtimit të mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

Duke folur për incidentin me pjesëtarin rus të UNMIK-ut, i cili pengoi Policinë e Kosovës të kryejë detyrën e saj gjatë aksionit të 28 majit në veri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, diplomati gjerman tha se ‘pjesëtarët e UNMIK-ut duhet të veprojnë në përputhje me mandatin që ka misioni’.

Në anën tjetër Ambasadori i SHBA në OKB, Jonathan Palmer, tha se SHBA mbështesin veprimin e policisë së Kosovës në veri kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa shprehu keqardhje se gjatë këtij aksioni ka pasur bllokada dhe të shtëna.