Replika e kundëreplika mes VMRO-DPMNE-së

Replika e kundëreplika mes VMRO-DPMNE-së

Seanca kuvendore për zgjedhje të anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime do të zgjasë më shumë, duke e pasur parasysh se deputetët e VMRO-DPMNE-së po kërkojnë të marrin fjalën dhe po replikojnë mes vete.

Oliver Spasovski nga LSDM reagoi në mënyrë procedurale për zvarritjen e procesit nga ana e deputetëve të VMRO DPMNE-së.. Udhëheqësi i seancës, Trajko Veljanovski, tha se rregullorja e ndalon replikimin dhe kundër-replikimin mes të njëjtëve anëtarë të një grupi të deputetëve, por duke e pasur parasysh se ende nuk janë formuar grupet e deputetëve, deputetët kanë të drejtë për replikë dhe kundër-replikë./21Media