Zvicra 4:0 Gjibraltari

Zvicra 4:0 Gjibraltari

Sot është luajtur ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Gjibraltarit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Kombëtarja zvicerane e mposhti Gjibraltarin, me rezultat të thellë 4-0.

Në ndeshjen e luajtur në Zvicër vendasit dolën në epërsi në minutën e 37-të me golin e Zakarias, ndërsa pas gashtë minutave Mehmedi dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, golin e tretë për Zvicrën e shënoi Rodriguez dhe për ti dhënë fund sfidës Gavranovic shënoi golin e katërt.

Pas kësaj ndeshje Zvicra gjendet në vendin e tretë në grupin D me tetë pikë, ndërsa Gjibraltari në vendin e fundit. Ndeshjen e radhës Zvicra e luan kundër Danimarkës me 12 tetor./21Media