Zvicra ka fituar me rezultat 2:0, ndërsa Italia 5:0

Zvicra ka fituar me rezultat 2:0, ndërsa Italia 5:0

Zvicra sonte ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Iralandës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”. Për vendasit serinë e golave e ka hapur Seferovic në minutën e 16’. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë “Helvetasit”  kanë pasur mundësi që ta dyfishojnë epërsinë me Rodriguezin në minutën e 77’, por ky i fundit ka dështuar nga penalltia. Për rezultatin 2-0, ka shënuar autogol Dyffi në minutën e 90+3.

Pas kësaj fitoreje Zvicra pozicionohet në vendin e tretë me 11 pikë, kurse, Irlanda në vendin e parë me 12 pikë, e cila ka një ndeshje më shumë.

Në ndeshjen e ardhshme Zvicra do të luajë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa, Irlanda si vendase ndaj Danimarkës. Pra, Zvicra i ka gjasat e mëdha që të kualifikohet për “Euro 2020”, nëse vazhdon me fitore.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër, Italia e ka mposhtur Litenshtajnin me rezultat të thellë 5-0, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Italianët tashmë e kanë siguruar kualifikimin për Kampionatin Europian që do të mbahet në verën e vitit 2020, në ndeshjen e kaluar pas fitores ndaj Greqisë.

Mysafirët e kanë nisun furishëm ndeshjen, pasi kanë kaluar në epërsi me Federico Bernardeschin në minutën e 2’.

Në pjesën e dytë djelmoshat e drejtuar nga Mancini i kanë shënuan edhe katër gola. Për 2-0, ka shënuar Andrea Belotti në minutën e 70’. Ndërsa, Romangnoli ka shënuar për rezultatin 3-0, në minutën e 77’. Zëvendësuesi El Shaarawy ka shënuar në minutën e 82’ për 4-0. Për rezultatin përfundimtar pështë ërkujdes Andrea Belotti në mintuën e 90+2’.

Pas kësaj fitoreje Italia e ruan kreun e tabelës me 24 pikë, me tetë fitore nga tetë ndeshje./kallxo.com