Shaqiri nuk është ftuar

Shaqiri nuk është ftuar

Zvicra ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Ata do të përballen me Gjeorgjinë më 15 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë kundër Gjibraltarit.

Pjesë e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës janë vetëm dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti. Kujtojmë që kohë më parë pjesë e formacionit të Zvicrës ishin 5 lojtarë nga Shqipëria e Kosova, të cilët mbanin barrën kryesore në ndeshjet e kombëtares zvicerane.

Xherdan Shaqiri nuk është ftuar pasi që nuk është kthyer ende nga lëndimi.