Ka filluar rinumërimi i  530 vendvotimeve

Ka filluar rinumërimi i  530 vendvotimeve

Jetlir Zyberaj nga AKR është shprehur optimist se koalicioni NISMA- AKR- PD do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të rinumërimit të votave.

“Megjithë deformimin e vullnetit të popullit të Kosovës nga komisionerët e pistë(sic i quajti kryetarja e KQZ)gjatë zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, AKR me partitë tjera në koalicion do të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës.”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Ai tutje ka thënë se vendimi për rinumërim të 530 të votimeve është shenjë e demokracisë.

“Askush nuk duhet të ketë frikë nga ri-numerimi i kutive të votimit, vetëm ata që abuzuan me pozicionet e tyre dhe u përpoqën të ndryshojnë vullnetin e popullit. Është një sinjal i fuqishëm që demokracia jonë nuk mund dhe nuk do të pranojë abuzimin e vullnetit të elektoratit.”, ka përfunduar Zyberaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rinumërim të 530 vendvotimeve për shkak të parregullsive të ndryshme. Ky vendim erdhi pas rekomandimit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve. Rinumërimi ka filluar dhe pritet të zgjatë një javë./21Media