Zyra e BE në Tiranë: Opozita dhe qeveria të diskutojnë

“Duhen diskutime konstruktive që të kapërcehet situata politike aktuale”

Zyra e BE në Tiranë i përgjigjet Ora News në lidhje me lënien e mandateve të deputetëve të opozitës.

“Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive”, thuhet në reagimin e BE.

Sipas zyrës së BE, duhen diskutime konstruktive që të kapërcehet situata politike aktuale në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Më herët, Departamenti i Shtetit i bëri thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Back to top button