Zyra e Kryeministrit reagon për vrasjen në Gjilan

Kërkon ndriçimin e rastit

Zyra e Kryeministrit ka reaguar për vrasjen e sotme që ka ndodhur në Gjilan. Zyra e Kryeministrit kërkon që të merren veprimet e duhura lidhur me rastin.

“Zyra e Kryeministrit, dënon vrasjen e një qytetari të Kosovës, nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit, fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, Zyra e Kryeministrit shpreh ngushëllime familjes dhe ka sqaruar se polici i dyshuar nuk ka qenë pjesë e ekipit mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë.

“Zyra e Kryeministrit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit u ka bërë thirrje medieve që për lajmet e tilla, para se të plasojnë lajmet, të marrin informata të sakta dhe të mos përhapin të pavërteta, në të njëjtën kohë sqaron se polici i identifikuar si kryes i kësaj vepre, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt, të kryeministrit në detyrë.”, përfundon njoftimi.

Sot rreth orës 4:50 është vrarë një person në Gjilan. I dyshuari për vrasje është Polic i Kosovës./21Media

Back to top button