Aplikimi për bursa do të jetë i hapur nga 15 janari

Aplikimi për bursa do të jetë i hapur nga 15 janari

Zyra e BE-së dhe Ministria e Integrimit përmes një komunikate për media ka njoftuar se së shpejti do të hapin një konkurs për 45 bursa post-diplomike.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, paralajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin e 11-të të aplikimit për Skemën e Celulës së të Rinjve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovë, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council.

Aplikimi për bursa do të jetë i hapur nga 15 Janari deri më 5 Shkurt 2018. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së.

Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota, 10% e këtyre bursave do të jetë e rezervuar për shërbyesit civil që janë të punësuar në administratën publike (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).

Kjo ftesë do të jetë e hapur për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 15 janar 2018) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim: Juridik, Administratë Publike, Ekonomik.