Nikli renditet në pozitën e gjashtë

Nikli renditet në pozitën e gjashtë

Skuadra e Feronikelit ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, Agim Sopi do të jetë pasuesi i Vukicevic te skuadra nga Drenasi.

50 vjeçari më parë ka qenë ndihmës trajner tek Kombëtarja e Maqedonisë U21. Ndërkohë ai pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Suedi, tek skuadrat si Landskrona, Prespa Birlik e Rosengard.

Ai ka lindur në Shkup në vitin 1969. Sopi është trajner me karakter sulmues, ku formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1.

Kujtojmë që Nikli ditë më parë ka shkarkuar nga detyra trajnerin Vukicevic, për shkak të rezultateve të dobëta, në 12 javët e para në Superligën e Kosovës. Nikli renditet në pozitën e gjashtë me gjithsej 19 pikë.