Viti 2017 ishte një vit shumë i suksesshëm për artisten kosovare me famë botërore Dua Lipa

Viti 2017 ishte një vit shumë i suksesshëm për artisten kosovare me famë botërore Dua Lipa

Official Charts ka bërë të ditur në Twitter se albumi i Dua Lipës është albumi më i mirë debutues për femra në vitin 2017.

E, Dua Lipa ka ndarë këtë me fansat e saj në Instagram, duke postuar “screenshot-in” e postimit të Official Charts, me përshkrimin: “This is so cool! Thanks 2017” (Kjo është fantastike. Faleminderit 2017), shkruan rtv21.tv.

Albumi i emëruar “Dua Lipa: përmban këngë që shpërthyen në vitin 2017, si “Be the One”, “Blow Your Mind (Mwah)” e “New Rules”, kjo e fundit duke marrë më shumë se 880 milionë klikime në YouTube.

Me këtë ritëm, Dua padyshim që do të jetë një nga artistet më të mira edhe në vitin 2018./21Media