Napoli ka zyrtarizuar blerën e lojtarit kosovar

Napoli ka zyrtarizuar blerën e lojtarit kosovar

Napoli ka njoftuar se Amir Rrahmani është zyrtarisht lojtar i tyre.

Lojtari nga Kosova i kreu gjatë javës së shkuar testet mjekësore, ndërsa tek sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes, mes Napolit dhe Hellas Veronës.

SSC Napoli njofton se ka nënshkruar me Amir Rrahmani nga Hellas Verona. Klubi është pajtuar që ta huazojë mbrojtësin kosovar te Hellas Verona deri më 30 qershor 2020”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rrahmani pritet të përfitoj pagë vjetore prej 1 milion e 800 mijë euro.

Ai do të prezantohet te Napoli, të hënën me 20 janar. Por Kapiteni i Kosovës, do të qëndrojë deri në përfundimin e këtij sezoni në klubin aktual Hellas Verona./21Media