Bayern Munich kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Sandro Wagner

Bayern Munich kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Sandro Wagner

Sulmuesi do të arrijë në Bavari në muajin janar, në një marrëveshje 2 vjet e gjysmë nga skuadra e Hoffenheim-it.

Presidenti Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar dje se marrëveshja është afër, me Wagner tani duke plotësuar kalimin në Allianz Arena me 1 janar, e me kontratë deri në vitin 2020, shkruan rtv21.tv.

Shuma për blerjen e sulmuesit 30 vjeçar raportohet të ketë qenë në regjionin e 13 milionë eurove.

Wagner ishte pjesë e akademisë së Bayern Munich, duke u paraqitur edhe për ekipin e parë./21Media