Nënshkruhet marrëveshja

Nënshkruhet marrëveshja

Fiorentina nënshkroi zyrtarisht me Kevin-Prince Boateng deri në vitin 2021. Marrëveshja u konfirmua në faqen zyrtare të Fiorentinës, me klubin që pagoi 1 milion euro për të blerë kartonin e ish-lojtarit të Barcelonës.

32-vjeçari është me përvojë jashtëzakonisht të madhe, pas sezoneve të kaluara me Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Schalke, Eintracht Frankfurt dhe Milano, duke fituar një Scudetto dhe Superkupën me kuqezinjtë.

Ai shënoi pesë gola në 15 paraqitje për Sassuolon përpara se të kalonte gjysmën e dytë të sezonit te Barcelona, ku luajti vetëm katër herë por pa gjetur golin.

Boateng bëhet nënshkrimi i parë i madh i epokës Rocco Commisso në “Artemio Franchi”.