Klubi francez ka njoftuar që nuk do të ketë rinovim të kontratës me portierin veteran

Klubi francez ka njoftuar që nuk do të ketë rinovim të kontratës me portierin veteran

Vetëm një vit ka zgjatur aventura e Gianluigi Buffon te skuadra e Paris Saint-Germain në Francë.

Pasi ishte larguar nga Juventusi para një viti, Buffon kishte nënshkruar me PSG-në me shpresën se do ta fitonte Ligën e Kampionëve, por as me ta nuk arriti të triumfonte në këtë kompeticion të cilin Buffon nuk e ka fituar asnjëherë në karrierë.

“Falënderojmë Buffonin për mënyrën sesi ka nderuar fanellën e skuadrës sonë. Një kampion i madh si ai i ka dhuruar emocione ekipit tonë dhe ne i dëshirojmë gjitha të mirat në të ardhmen”, ka thënë presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi.

Ndonëse 41-vjeçar, Buffon nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli pasi tani është në pritje të ofertave të tjera për ta vazhduar karrierën.