Bunjaku ka marrë edhe postin e instruktorit teknik në UEFA

Bunjaku ka marrë edhe postin e instruktorit teknik në UEFA

Ish trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku është bërë pjesë e FC Feronikelit, ai ka marrë pozitën e këshilltarit të klubit.

35 vjeçari po ashtu ka marrë edhe postin e instruktorit teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar në përgjithësi.

Bunjaku nuk është i pari nga familja e tij që është bërë pjesë e FC Feronikelit, pasiqë gjyshi i tij ishte sponsori i parë i KF Feronikelit, në atë kohë, edhe babai i tij ishte pjesë e klubit./21Media