Klubi ka nevojë për ndryshim!

Klubi ka nevojë për ndryshim!

Trajneri, Dejan Vukicevic nuk do të jetë më në krye të FC Feronikelit. Kampioni i Kosovës dhe trajneri, Vukicevic kanë rënë dakord që ta ndërpresin bashkëpunimin.

Sipas klubit ky vendim është marr për shkak të performancve jo të mira.

“Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit ”, thuhet në njoftim.

Kampioni i Kosovës ka bërë të ditur se do të njoftojë me kohë se kush do të jetë pasuesi i trajnerit malazes.

Këtë sezon, Feronikeli gjendet në pozitën e gjashtë në tabelën e Superligës, me nëntëmbëdhjetë pikë të grumbulluara, nga dymbëdhjetë ndeshjet e para. Ndërsa, në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore./21Media