Ylli anglez do të qëndrojë edhe për shumë vite me skuadrën nga Londra

Ylli anglez do të qëndrojë edhe për shumë vite me skuadrën nga Londra

Tottenham Hotspur ka njoftuar sot se ka nënshkruar kontratën e re me Dele Alli.

Në njoftimin e bërë nga Spurs mësohet se Alli ka nënshkruar deri në vitin 2024 ku do të përfitojë edhe një rritje page.

Paraqitjet e tij të mira në sezonin e shkuar dhe për të shmangur interesimin e klubeve tjera, tek Tottenham kanë vendosur ta blindojnë lojtarin.

Alli i është bashkuar Spursave në vitin 2015 nga MK Dons dhe që nga ajo kohë ai është kthyer në njëri prej lojtarëve kyç të skuadrës.