Zyrtare: Dortmundi siguron transferimin e parë

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar marrëveshjen me talentin Mahmoud Dahoud

Reprezentuesi U21 i Gjermanisë, Mahmoud Dahoud do t’i bashkohet Dortmundit në përfundim të stinorit pas marrëveshjes që verdh-e-zinjtë kanë arritur me Borussia Monchengladbach.

Dortmund ka paguar klauzolën prej 10 milionë eurosh për futbollistin, i cili ka qenë në radarin e shumë skuadrave tjera evropiane.

“Dahoud është një futbollist shumë i talentuar të cilin e kemi përcjellë tash e sa vite”, ka deklaruar drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

“Ai tashmë ka treguar se mund të luajë në nivelet më të larta dhe e presim me krahë hapur për sezonin e ardhshëm”.

Dahoud ka nënshkruar kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022.

Back to top button