Zyrtare: Emërohet drejtori i ri i ATK-së

Ilir Murtezaj është emëruar drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Sot është emëruar nga kryeministri, është Ilir Murtezaj. Unë po them që asnjëherë nuk ka pasur angazhim politik në ndonjë parti politike”, tha Hamza për kallxo

Ai shtoi se beson në integritetin e kandidatit të përzgjedhur ndërsa tha se pret punë të mëdha nga ai.

“Prej fillimit të punës së ATK-së, nuk jam i sigurtë po sigurisht vitet e para e ka filuar punën në ATK dhe është rritur brenda këtij institucioni. Besoj në integritetin e tij. Nëse nuk e bën [zvogëlimin e evazionit fiskal] ky duhet me u shkarku. Nuk i jap shumë kohë se s’kam as unë shumë kohë e as shteti”, tha Hamza.

Ai i dha ultimatum prej gjashtë muajsh drejtorit të ri për ndryshime pozitive në fushën e mbledhjes së taksave.

“Nëse nuk ka zvogëlim të informalitetit, nëse ska shkurtim të kohës së kohëzgjatjes së kontrollave, nëse ska përzgjedhje për rastet të kontrollave në bazë të analizës së rriskut…kjo duhet të duket në gjashtë muajt e parë”, tha Hamza.

Hamza lavdëroi edhe organizimin e procesit të rekrutimit për këtë pozitë, që sipas tij ka qenë në koordinim edhe me institucione monitoruese.

“Procesi ka qenë konkurs i hapur, dy herë kam vazhduar konkursin sepse kam dashtë me dhënë hapësirë shtesë për t’u rritur konkurenca. Kam pranuar me u bë pjesë edhe me kompaninë britanike. Iu kam drejtuar edhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës që të jenë pjesë e kësaj”, tha Hamza.

Back to top button